Inspektorati sanitar gjatë periudhës janar-maj 2024 ka shqiptuar rreth 2 mijë gjoba për personat që shkelin ligjin për kontrollin e duhanit.Në lidhje me konsumin e duhanit, nga muaji prill të këtij viti ka hyrë në fuqi edhe zbatimi i udhëzimit administrativ për fotot që duhet të jenë në pakotë e duhanit, të cilat vetëdijesojnë duhanpirësit për rreziqet që sjell konsumi i duhanit, ku të gjitha subjektet në Kosovë kanë filluar të zbatojnë një gjë të tillë.Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku thotë për KosovaPress se kanë kryer rekord të numri të inspektimeve brenda dhjetë vjetëve të fundit, duke shqiptuar gjoba nga 50 deri në 3 mijë euro. Ai e konsideron shqetësuese edhe faktin se 30 për qind e përdoruesve të duhanit janë persona të mitur.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha tregon se gjatë sezonit dimëror ka më shumë vizita në klinikë për shkak të problemeve shëndetësore të pacientëve të cilët konsumojnë duhan.
çdo vit më 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj organizojnë Ditën botërore pa duhan me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga rreziku që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.