Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës, deklaroi ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë Daniela Barishiq në shënimin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë.
Krahas mbështetjes për Kosovën, ajo tha se presin që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë të dënohen.Pjesë e ceremonisë së ditës së shtetësisë së Kroacisë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha rrugëtimi evropian i Kroacisë është model për Kosovën.
“Republika e Kosovës e vlerëson shumë këtë mbështetje dhe e vlerëson si shenjë të miqësisë së ngushtë mes dy popujve tanë. Ne përballemi me shumë sfida të përbashkëta”, theksoi Kurti.
Pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të Ditës së Shtetësisë së Kroacisë ishin edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar, si dhe nga partitë politike në Kosovë.