Deklarimet e Osmanit për KiE, Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Deklarimet e Osmanit për KiE, Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Deklarimet e Osmanit për KiE, Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Deklarimet e Osmanit për KiE, Musliu-Shoshi: Më mirë vonë se kurrë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj mos koordinimit të Presidencës dhe Qeverisë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.Ajo në një postim në Facebook ka komentuar deklarimet e presidentes Vjosa Osmani rreth koordinimit për hyrje në organizatën evropiane.“Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë! Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Osmani ka theksuar se nuk është informuar nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca në lidhje me letrën e ministres së Jashtme Donika Gërvalla dërguar në KiE. Konjufca më herët ka deklaruar se kjo ka të bëjë më shumë me çështje teknike dhe jo si diçka të qëllimshme.

Kjo kam hamendësuar se ka mundur të ndodhë për shkak të vizitës që ajo e kishte në SHBA, ku për shkak të largësisë, me siguri jo çdo hollësi e cila do të ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për KiE mund të ndahet dhe mund të koordinohet”, ka thënë ai.Kosova nuk u përfshi në agjendën e KiE më 16-17 maj. Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në një letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi në KiE s’do të merr mbështetjen e duhur”.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…