Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Kievit duhet t’i lejohet të “neutralizojë” bazat ushtarake ruse nga ku trupat e Kremlinit po lëshojnë raketa drejt Ukrainës.

“Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata të neutralizojnë vendet ushtarake ku lëshohen raketa, nga ku sulmohet Ukraina”, por se “ne nuk duhet t’i lejojmë ata të prekin objektiva të tjerë në Rusi dhe padyshim civilët”.

Komentet e Macronit erdhën pasi shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve perëndimore që të lejojnë ukrainasit të bombardojë caqet ruse brenda territorit të Rusisë, raporton france24.

“Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Kharkiv. T’ia mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, vendet, duke përfshirë Gjermaninë, kundërshtojnë marrjen e një hapi për të cilin kanë frikë se mund t’i tërheqë më afër konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë që ka armë bërthamore.

Shtetet e BE-së kanë trajnuar 50 mijë trupa ukrainase jashtë vendit të shkatërruar nga lufta, nën një mision në mbarë bllokun e ngritur në vitin 2022.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…