Blerina Gashi e artë, Besjana dhe Bleona Gashi vendet e 5-ta në Kampionatin Ballkanik për Kadet (U18) në Podgoricë të Malit të zi 🇲🇪

Blerina Gashi e artë, Besjana dhe Bleona Gashi vendet e 5-ta në Kampionatin Ballkanik për Kadet (U18) në Podgoricë të Malit të zi 🇲🇪

Në këtë Kampionat morën pjesë 11 shtete, si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Rumania, Turqia, Moldavia dhe Qipro.

Blerina Gashi (-48 kg) është stolisur me medalje të artë 🥇, kurse Besjana dhe Bleona Gashi janë renditur të 5-tat në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Podgoricë të Malit të zi.

Blerina në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, bullgaren Kalina Vardarova.

Në çerekfinale mposhti me Ippon, maqedonen Georgina Blazheska.

Ajo në gjysëmfinale mposhti prapë me Ippon, garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina Mia Simic.

Blerina në finale mposhti me dy Wazaari për Ippon, garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina Petra Culjak.

Besjana Gashi (-48 kg) në xhiron e parë mposhti me Ippon, rumunen Elisa Maria Nistor.

Në xhiron e dytë ajo humbi me Ippon nga garuesja e Bosnje dhe Hercegovinës, Mia Simic.

Pas asaj ndeshje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, greken Konstantina Chaidou.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon, maqedonen Georgina Blazheska

Për medalje të bronztë humbi me Ippon, nga rumunja Lorena Maria Manda.

Bleona Gashi (-44 kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, malazezen Dijadela Meljovic.

Në gjysëmfinale ajo humbi me Ippon, nga bullgarja Raya Vasileva.

Për medalje të bronztë humbi me Wazaari, nga bullgarja Kalina Grigorova.

Garuesit tjerë nga ekipi ynë përkundër që zhvilluan ndeshje të mira e fitore mbetën pa medalje.

Related Posts