Bashkohuni me ne për të festuar “Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve” me një aktivitet pedalimi!
Data: 8 qershor 2024
Ora: 10:00
Nisja: Sheshi Liria, Durrës
Në kuadër të programit “Fuqizojmë komunitetin” dhe në bashkëpunim me Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” Durrës, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë iniciativën “Pedalo për Bregdet të Pastër”.
Nisemi nga sheshi Liria me biçikleta për të vizituar instalacionin unik “Peshku Goby”, krijuar me mbështetjen e UNDP, i cili na kujton rëndësinë e luftës kundër ndotjes plastike.
Pas kësaj, do të pedalojmë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit duke ndaluar në vende kyçe për të pastruar plazhin dhe mbledhur mbeturina plastike.
Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e bregdetit, të promovojë një mënyrë të shëndetshme jetese përmes aktivitetit fizik dhe të angazhojë komunitetin në ruajtjen e pastërtisë së detit.
Ky aktivitet financohet nga USAID/Albania dhe zbatohet nga UNDP Albania në partneritet me Bashkinë Durrës, Qendrën Durrësi Aktiv dhe Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Durrës.