Asllani flet pas ndeshjes me Italinë: Më vjen keq për tifozët, ishin të jashtëzakonshëm

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Golin e vetëm në këtë sfidë për kuqezinjtë e realizoi Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës teksa nuk kishte kaluar as një minutë që nga fillimi i ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani pranoi se po ndjen shumë keqardhje që nuk arritën t’i gëzonin tifozët kuqezi me një rezultat pozitiv.

Tutje ai vlerëson faktin që kuqezinjtë qëndruan në lojë deri në fund, por pranon se Italia është një kundërshtare e nivelit shumë të lartë.

“Mund të kishim marrë një barazim, pasi patëm një rast në fund, por nuk e shfrytëzuam. E gjetëm golin shumë shpejt, por Italia e rriti nivelin dhe mbajti kontrollin e topit”.

“Qëndruam në lojë deri në fund dhe mund të barazonim, por nuk ia dolëm. Me vjen shumë keq për tifozët, që ishin të jashtëzakonshëm në stadium, por edhe jashtë tij”, ka thënë fillimisht Asllani.

“Dihet forca e Italisë, që na sulmonte me shumë lojtarë dhe ishte shumë e vështirë për mua dhe Ramadanin në qendër të mesfushës. Po vraponim bosh dhe nuk po viheshim në kontroll të topit, por jemi grup i fortë dhe duhet të mendojmë shpejt për ndeshjen e kthimit”.

Në fund Asllani pati edhe një mesazh për tifozët të cilët ishin të pranishëm masovikisht në shkallët e stadiumit.

“Më vjen shumë keq që nuk u dhamë një rezultat pozitiv tifozëve, por i falënderoj vërtetë me gjithë zemër që ishin këtu dhe na mbështetën jashtëzakonisht shumë. Janë forca jonë më e madhe”, përfundoi ai.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒…