Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Dje nga njësite policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar.

Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.

Related Posts