Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
Gjilan, 30 maj 2024
Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin Gjilanit kishte ushtruar dhunë në familje, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
- Një (1) revolver e llojit Magnum 357,
- Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357
- Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,
- Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm
- Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm
- Një (1) revolver pa numër serik
- Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm
- Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm
- Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse
- Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm
I dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.