Antonio Conte dëshiron që ta transferojë një lojtar të Manchester United sapo emërimi i tij si trajner i Napolit të konfirmohet, sipas një agjenti italian.
Conte u pajtua me një kontratë tre vjeçare për të marrë ‘frenat’ e kampionit të vitit 2023 në Serie A, sipas Fabrizio Romanos, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u kompletuar para njoftim zyrtar.
Napoli përfundoi në pozitën e dhjetë në Serie A sezonin që lamë pas, duke ndërruar kështu tre trajnerë gjatë këtij sezoni pas largimit befasues të Luciano Spallettit.
Tani, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kthyer vëmendjen tek Conte, katër herë fitues i Serie A, për të ringjallur klubin nga vështirësitë.
Italiani pritet që të rikthehet në stol pas një pushimi 13-mujor pas largimit të tij nga Tottenhami.
Sipas agjentit italian Gigi Iacomino, i huazuari i Manchester United, Sofyan Amrabat, është objektivi i tij kryesor për të përforcuar mesfushën.
Reprezentuesi maroken ka duruar një sezon të vështirë në ‘Old Trafford’ për shkak të lëndimeve, por pati një paraqitje pothuajse perfekte në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup.
Conte në anën tjetër do të kërkojë disa transferime edhe në fazën e mbrojtjes, ku aty objektivi kryesor mbetet ish-lojtari i Napolit, Kim Min-jae, i cili pasi u transferua tek Bayerni verën e kaluar, nuk arriti që të sigurojë një fanellë titullari.