Angazhim maksimal që rruga Kijevë-Dollc, si një vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati sa më parë, ashtu siç e kemi premtuar.
Sot, në vazhdën e vizitave që po bëjmë në rrugë të ndryshme, ishim tek aksi Rrugor Kijevë-Dollc, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë segment shumë të rëndësishëm.
Jemi të lumtur që tashmë është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, si dhe sanimin e çdo problemi eventual gjatë rrugës.