Ambasadori gjerman shpreson se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës është se ato duhet të hiqen.

Rohde ka thënë se për masat është diskutuar dy javë më parë, por sipas tij, ka pasur disa veprime unilaterale nga Qeveria e Kosovës, për të cila tha se janë kritikuar nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“Kemi një atmosferë që këto masa mund të hiqen, dhe shpresojë se mund të hiqen së shpejti. Kur flas për veprimet unilaterale, nuk po flas për bisedat me fqinjët, por me neve, me miqtë e Kosovës sepse ne i vuajmë pasojat e veprimeve unilaterale”, tha Rohde, për Klan Kosova.

Më tej, ai foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe kriminelin Millan Radoiçiq, i cili vazhdon të jetë ende i lirë në Serbi, gjë për të cilën tha se kjo është e papranueshme

“Vitin e kaluar kemi pasur një sulm të tmerrshëm në Banjskë. Terroristët kanë sulmuar dhe autorët e krimit, siç është Millan Radoiciq është në liri dhe nuk është akuzuar zyrtarisht. Ai vazhdon të jetë ende i lirë dhe kjo nuk është e pranueshme”.

“Mund të siguroheni që Gjermania vazhdimisht pret nga Serbia që të veprojë. Por, ne po kërkojmë nga dy palët sjellje konstruktive. Më duhet të them pas Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit nuk kemi parë kurrfarë përparimi”, tha Rohde.

Related Posts
Lexo më shumë

LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT Për herë të parë që nga paslufta, në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër-Lepenc”…
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…