Aksident pas mesnate. Shoferi humb kontrollin, përplaset me bordurën dhe ndërron jetë
Aksident me vdekje në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.
Shtetasi me iniciale K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43-vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Related Posts
Aksident me fatalitet në Mitrovicë
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur…
May 27, 2024
Stoltenberg: Izraeli nuk qëndron i vetëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Izraeli nuk qëndron i vetëm”, ndërsa aleanca premtoi mbështetje…
October 12, 2023