Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë ku një mjet ka humbur kontrollin duke rënë disa metra në greminë.
Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të kërkim shpëtimit malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.
Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë Emergjencave Civile të cilat gjithashtu kanë dërguar helikopterin e ndihmës së shpejtë i cili vijon kërkimet për të lokalizuar vendin ku ndodhet i lënduari.
Deri tani dyshohet për vetëm një të lënduar. /LEXOSHPEJT/