ashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë akterët jashtë bllokut evropian. Kështu ka thënë të hënën zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.Zëdhësni Stano ka bërë thirrje sërish që të ndërmerren të gjithë hapat për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
Stano ka përmendur që edhe Qeveria e Kosovës, por edhe pala serbe, kanë obligim që të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ndonjë përshkallëzim eventual.