Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Banjë të Malishevës.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, pa dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Rasti po hetohet nga Njësia rajonale e komunikacionit rrugor.