Ditëlindja e 81-të e profesorit dhe veprimtarit kombëtar Ukshin Hoti

Ditëlindja e 81-të e profesorit dhe veprimtarit kombëtar Ukshin Hoti

Sot së bashku me Kryeministrin Kurti, vizituam sot shtëpinë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, për të vazhduar më pas edhe te Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe.

Sot është ditëlindja e Ukshin Hotit. Profesori ynë do t’i mbushte sot 81 vite jetë. Ukshin Hoti është një figurë e jashtëzakonshme që nuk kurseu asgjë për të mirën e përgjithshme. Ukshin Hoti u bë zëri i atyre që e kishin të ndaluar të flisnin, dhe për këtë vuajti shumë vite burg deri në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij më 16 maj 1999.

Lavdi jetës dhe veprës së profesor Ukshin Hotit. Në ditëlindjen e tij, ne frymëzohemi nga shembulli i tij i pakrahasueshëm dhe e kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë për gjithçka që ai dha për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Related Posts