Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian, e vlefshme për grupin B.
Nedim Bajramit hapi ndeshjen, por italianët u kthyen me golat Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas.
Italia si skuadër u vlerësua me notën 7.09, ndërsa Shqipëria me notën 6.63.
Dy lojtarët kuqezi që kishin notat më të mirë nga SofaScore ishin Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami me notën 7.0.
Sa i përket italianëve, Alessandro Bastoni me notën 7.8 ishte më i miri në fushë.
Giovani Di Lorenzo (7.6), Federico Chiesa, Jorginho dhe Lorenzo Pellegrini u vlerësuan me notën 7.5.
Më të dobëtit në fushë ishin Jasir Asani me notën 6.3, Taulant Seferi dhe Thomas Strakosha me 6.4.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan ndaj Kroacisë të mërkurën.
Notat e lojtarëve të Italisë dhe Shqipërisë