Punimet në sheshin e Prizrenit

🚧🪨Pas rregullimit të infrastrukturës nëntokësore: kanalizimit atmosferik dhe fekal (500 metra), sistemit të ri të ujësjellësit (500 metra) dhe vendosjes së gypave nën tokë të kabllove elektrike dhe internetit, ekspertët nga Shqipëria dhe Italia filluan shtrimin e kalldrëmit në sheshin ikonik “Shatërvan” në Prizren, i cili projekt është prej më të rëndësishmëve dhe sjell një ndryshim të ndjeshëm jo vetëm në strukturën e kësaj pjese të qytetit, por edhe në pamjen dhe identitetin kulturor të Prizrenit.

🟢Banorët dhe bizneset që veprojnë në “Shatërvan” do ta gëzojnë një shesh të punuar në përputhje me standardet e nevojshme teknike dhe ambientale i cili me sharmin e veçantë estetik dhe një frymë të re mes bukurisë historike dhe modernes, do të jetë një destinacion i mrekullueshëm turistik për vizitorët e huaj.

Prizreninëpunë #Projektekapitale #Histori #Trashëgimi #Kulturë #Turizëm #Zhvillim

Related Posts
Lexo më shumë

Njoftim

Njoftim 06.06.2024 e enjte Kuvendi për Këshillin Lokal të Lagjes “Barilevë” Vendi: Shkolla “Ali Kelmendi” Regjistrimi i qytetarëve…