𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes në Kroaci, nënkolonel Shpend Zogaj dhe oficeri për bashkëpunim ndërkombëtar, nënkolonel Liridon Poroshtica, kanë udhëtuar për vizitë zyrtare për në Republikën e Kroacisë, ku do të marrin pjesë në konferencën Adriatic Sea Defence & Aerospace (ASDA).

Po ashtu, gjatë kësaj vizite zyrtare në Kroaci, ata vizituan Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, ku u pritën nga zv. komandanti i Akademisë, gjeneral major Blaź Beretin dhe stafi udhëheqës.

Pas prezantimit të modelit të Akademisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe kësaj Akademie, si dhe mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet dhe forcohet edhe më shumë.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Syla pati rastin të takohet edhe me kadetët e FSK-së, të cilët janë duke u shkolluar në këtë Akademi, e për të cilët u thanë lëvdata për nivelin e seriozitetit dhe profesionalizmit të treguar.

Related Posts