Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ditën e Çlirimit të Kosovës e filluan me homazhe te pllaka përkujtimore për ushtarët britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

“Të 14 ushtarët britanikë, të vdekur gjatë shërbimit në Kosovë, së bashku me rreth 150 të tjerë, nga të gjitha kombësitë, janë dëshmia e sakrificës së përbashkët për paqe e siguri. Kosova vlerëson këtë sakrificë sublime të ushtarëve britanikë, sikur edhe miqësinë me popullin mik”, u shpreh me këtë rast ministri Maqedonci.

Related Posts