Komandanti i FSK-së takoi Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së takoi Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për në Garmisch-Partenkirschen të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral Randy Alan George për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA). Konferenca u organizua nën udhëheqjen e Gjeneralit Darryl Williams, Komandant i Ushtrisë Amerikanë për Evropë dhe Afrikë.
Në kuadër të konferencës, gjeneral Jashari përveç takimit me Gjeneralin George, ishte pjesë e takimit multilateral me shtetet e përzgjedhura nga rajoni ynë, me ç’ rast falënderoj Gjeneralin George, Ushtrinë Amerikane dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive. Në fund të dy gjeneralët u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive duke forcuar kështu sigurinë e përbashkët.

Related Posts