Njoftim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)njofton të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për paraqitjen e provimit të maturës se, afati për aplikim do të shtyhet deri më datë 12.06.2024 në ora 24:00 kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13.06.2024 në ora 14:00.
Deri më tani, përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar për provimin e maturës 17460, kurse 15639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatoret e shkollave.
Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI.
Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/.
Udhëzuesi për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova:https://rb.gy/ffbjat