Policia në Vushtrri sekuestron armë

Policia në Vushtrri sekuestron armë

Në orët e pasdites së datës 7 qershor 2024, në Stacionin Policor Vushtrri, në dy raste te ndara konfiskohen: një arme zjarri, një thikë bajonetë, një jelek anti-plumb.

Rasti i pare, nga policia është identifikuar personi i cili në rrejtët sociale ishte prononcuar se posedonte armë, ku pas bastisjes në shtëpinë e te dyshuarit R.M, 78 vjeçar i është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: një thike bajonetë me këllëf të metaltë, një jelek anti-blumb, tre fishek dhe një këllëf për arme.

Në rastin e dytë policia gjatë patrullimit kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar A.K. 32 vjeçar i cili ka pranuar se kanë aheng-dasmë dhe që kishte shtënë në shenjë gëzimi, ku si prove materiale nga i dyshuari në fjalë është sekuestruar: një armë tute shkurte, tri gëzhoja dhe një karikator.

Te dy personat e dyshuar R.M, 78 vjeçar dhe A.K. 32 vjeçar, janë shoqëruar ne stacionin policor, janë intervistuar ne cilësi të dyshuarve, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit të dytë ju është shqiptuar masa e ndalimit policor

Ndaj të dyshuarit të pare R.M, 78 vjeçar është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’, kurse ndaj të dyshuarit të dytë A.K. 32 vjeçar është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës”.

Related Posts