Izraelitët publikojnë pamjet e shpëtimit të katër pengjeve

Forcat izraelite kanë çliruar katër pengje që Hamasi i mbante prej muaj, pas një operacioni të kryer në Rripin e Gazës, derisa zyra për informim në Gaza që kontrollohet nga Hamasi, ka njoftuar se 210 palestinezë janë vrarë, të paktën 400 tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Al-Nuserirat nga ku janë shpëtuar pengjet.

Aktualisht mbetet e paqartë nëse shpëtimi i pengjeve dhe sulmet ajrore izraelite ishin pjesë e të njëjtit operacioni, por se gjithçka ka ndodhur në Al-Nuseriat, në endin e populluar ku shpesh zhvillohen luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Lexo Shpejt.

Zëdhënësi i IDF-së izraelite ka njoftuar se operacioni për shpëtimin e pengjeve është zhvilluar nën shkëmbim zjarri, në një zonë të banuar brenda një ndërtese, ku Hamasi i kishte fshehur pengjet në mesin e civilëve në Gazë.

Forcat izraelite kishin reaguar duke iu kundërpërgjigjur militantëve të Hamasit, përfshirë edhe sulmet ajrore, ka shtuar admirali izraelit Daniel Hagari.

Një prej pjesëtarëve të njësive speciale izraelite është vrarë gjatë operacionit, thuhet ndër tjera në kumtesën e ushtrisë izraelite.

Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua që u morën nga festivali i muzikës Nova në jug të Izraelit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar.

Emrat e tyre janë Noa Argamani, 25-vjeçe, Almog Meir Jan, 21, Andrej Kozlov, 27, si dhe Shlomi Ziv.

Related Posts