Banka Botërore tha se jetëgjatësia mesatare në Kosovë është 80 vjet, Murati: Tregues i mirë për cilësinë e jetës në vend

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Murati ka theksuar e ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.

Këto informacione kanë dalë nga të dhënat e grumbulluara nga Banka Botërore.

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, në tabelën e publikuar nga ministri, shihet se jetëgjatësia mesatare e pritur në Shqipëri është 77 vite, në Mal të Zi 76 vite, në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë nga 75 vite, dhe në Maqedoni të Veriut jetëgjatësia mesatare e pritur është 74 vite.

Related Posts
Lexo më shumë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë është raportuar që një person ka shtënë me armë. “Është raportuar se i dyshuari…