Sot mbushen dhjetë vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit të atëhershëm, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional pasi Qeveria humbi shumicën.Ishte data 7 maj 2014 kur koalicioni qeverisës PDK-AKR u shemb me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi, pa dëshirën e presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli.Ishte presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga e cila kishte pritur në takim Thaçin, Pacollin, por edhe liderin e opozitës së atëhershme, Isa Mustafa, ku u vendos që të shpërndahet Kuvendi. Mocioni ishte kërkuar nga 57 deputetë nga PDK-së dhe LDK-së, si rezultat i një marrëveshje paraprake mes këtyre dy partive.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 7 maj 2014 me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime. Kjo shpërbërje e detyroi vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare 8 qershor 2014, ani pse nuk ishte hera e parë që vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme.