🌊🚴♀️ Bashkohuni me ne për të festuar “Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve” me një aktivitet pedalimi! 🚴♂️🌊
📅 Data: 8 qershor 2024
⏰ Ora: 10:00
📍 Nisja: Sheshi Liria, Durrës
🔹 Në kuadër të programit “Fuqizojmë komunitetin” dhe në bashkëpunim me Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” Durrës, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë iniciativën “Pedalo për Bregdet të Pastër”.
🔹 Nisemi nga sheshi Liria me biçikleta për të vizituar instalacionin unik “Peshku Goby”, krijuar me mbështetjen e UNDP, i cili na kujton rëndësinë e luftës kundër ndotjes plastike.
🔹 Pas kësaj, do të pedalojmë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit duke ndaluar në vende kyçe për të pastruar plazhin dhe mbledhur mbeturina plastike.
🔹 Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e bregdetit, të promovojë një mënyrë të shëndetshme jetese përmes aktivitetit fizik dhe të angazhojë komunitetin në ruajtjen e pastërtisë së detit.
Ky aktivitet financohet nga USAID/Albania dhe zbatohet nga UNDP Albania në partneritet me Bashkinë Durrës, Qendrën Durrësi Aktiv dhe Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Durrës.