Shkollat promovuese të shëndetit

Shkollat promovuese të shëndetit, si një iniciativë e rëndësishme për të promovuar shëndetin dhe edukimin shëndetësor në institucionet arsimore në Kosovë ishte temë diskutimi gjatë një takimi me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyres së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani.

I informova për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës.

Gjithashtu, diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative.

Related Posts