Në Drenas do të ndërtohet stacioni sizmik sekondar

Në Drenas do të ndërtohet stacioni sizmik sekondar

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, kanë nënshkruar marrëveshjen për “Ndërtimin e stacionit sizmik sekondar”.

Në marrëveshje parashihet dhënia në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës për realizimin e projektit “Ndërtimi i stacionit sizmik sekondar”, i cili do të ndërtohet në zonën kadastrale në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Me këtë rast, Zëvendësministri Mjeku theksoi se Ministria e Ekonomisë, përkatësisht Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, ka përgjegjësi ligjore për zhvillimin, monitorimin dhe raportimin e ngjarjeve sizmike, të cilat informacione janë shumë të rëndësishme për sigurinë e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu shtoi se që nga fillimi e deri më tani, përveç qendrës monitoruese dhe raportuese në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Rrjetit Sizmik i Kosovës ka ndërtuar 6 stacione sizmike sekondare, në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Rahovec, ndërsa ky do të jetë stacioni i shtatë i radhës, i cili do të kontribuojë në grumbullimin dhe saktësimin e informacioneve relevante për çështjet analitike të rrjetit sizmik të Republikës së Kosovës.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me…