Ndalohen për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor

Ndalohen për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.

Related Posts