𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢
E nderuara familja, Makiqi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-hendbollistit, Aziz Makiqi, njëherit kontribuues i madh i këtij sporti në Kosovë.
Makiqi ishte lojtar i Trepçës, e më pas edhe i Borcit të Ferizajt, duke dhënë kontribut të çmuar për të dyja skuadrat në ligën e parë federative, derisa karrierë bëri edhe jashtë Kosovës. Karrierën e zhvilloi edhe si trajner duke kontribuar në Kroaci.
Ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk tek brezat e rinj, për të cilët ishte frymëzim se si me punë dhe talent u bë njëri prej hendbollistëve më të mëdhenj që kishte Kosova.
Në emrin tim, Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe gjithë lëvizjes olimpike, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Makiqi, Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe miqve të tij.
𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢,
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐎𝐊-𝐮𝐭