Gresa Caka – Nimani rizgjedhet edhe për një mandat kryetare e Gjykatës Kushtetuese 

Gresa Caka-Nimani është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet tutje në njoftim.

Gresa Caka-Nimani është dekretuar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015.

Deri në emërimin e saj, gjyqtarja Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Gjatë shërbimit të saj në USAID, ndër të tjera, ajo ka qenë përgjegjëse për të këshilluar në hartimin e strategjive të USAID-it; dhënien e këshillave dhe të opinioneve rreth ligjeve të aplikueshme e Kushtetutës; menaxhimin e portfolios së programeve të sundimit të ligjit, përfshirë reformat në drejtësi.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞 Ministri…
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga…