Moskoordinimi, Kurti: Me presidenten Osmani ndonjëherë kemi edhe dallime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë kanë dallime dhe diskutime por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

Kreu qeveritar pasi u kthye nga vizita në Turqi tha të martën se Korporata turke Baykar që prodhon dronët “Bayraktar” është një adresë e duhur për blerje të armatimit për FSK-në.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se nuk është dashur të pozicionohet për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, ai tha se LVV-ja ka qëndrim të qartë dhe vendimet se kënd duhet mbështetur i merr në organet e veta.

Sipas tij të gjitha partitë në Kosovë dhe Shqipëri mbështesin kandidatë të caktuar për zgjedhjet në Luginë.Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞 Ministri…