Gjatë vizitës zyrtare në margjinat e Forumit Ekonomik Kosovaro-Turk

Gjatë vizitës zyrtare në margjinat e Forumit Ekonomik Kosovaro-Turk, në panelin me temën “Mundësitë e Investimeve në Biznes” diskutuam rreth mundësive të shumta që ofron sektori i bujqësisë dhe agrobiznesit.

☀️Njoftova pjesëmarrësit në forum si dhe në takimet G2G mbi hapat e ndërmarrë karshi avancimit të legjislacionit si dhe krijimit të klimës së favorshme për investitorë potencial duke theksuar kështu sektorin e prodhimtarisë perimtare dhe atë të përpunimit të ushqimit.

🤝Gjithashtu, falë politikave të qëndrueshme zhvillimore, përgjatë takimeve G2G, prezantova rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore, investimet e qëndrueshme në ngritje të kapaciteteve të fermave, rritjen e sipërfaqeve me sera; gjë që ka ndikuar edhe në fuqizimin ekonomik të sektorit të bujqësisë.

🇽🇰🤝🇹🇷

Related Posts