Google ka njoftuar se do të ripërpunojë përmbledhjet e saj të rezultateve të kërkimit të krijuara nga inteligjenca artificiale (Al), duke postuar një blog që shpjegon pse funksioni po kthente përgjigje të çuditshme dhe të pasakta.
Kompania po ndërmerr gjithashtu veprime kundër asaj që e përshkroi si një numër i vogël i përmbledhjeve me AI që shkelin politikat e saj të përmbajtjes.
Veçoria e përmbledhjeve me AI, të cilën Google e prezantoi në SHBA këtë muaj, prodhoi shpejt shembuj që keqinterpretonin informacionin dhe duket se përdornin burime satirike për të gjeneruar përgjigje, shkruan the Guardian
Behet e ditur se kompania promovoi funksionin e përmbledhjeve me AI si një nga shtyllat e shtytjes më të gjerë të kompanisë për të integruar Al gjeneruese në shërbimet e saj kryesore, por shfaqja e saj bëri që kompania të mos ndihet mirë me përgjigjet e gjeneruara.
Blogu i Google dha një përmbledhje të shkurtër të asaj që kishte shkuar keq me përmbledhjet me AI dhe e mbrojti atë, duke pretenduar se shumë nga gabimet e vërteta të përmbledhjeve me AI ishin rezultat i boshllëqeve në informacion për shkak të kërkimeve të rralla ose të pazakonta.
Gjithashtu pohoi se kishte pasur përpjekje të qëllimshme në mënyrë që mjeti të mos prodhonte përgjigje të pasakta.
Ndryshe, gjiganti teknologjik pohoi se “reagimet e përdoruesve tregojnë” se njerëzit janë më të kënaqur me rezultatet e tyre të kërkimit për shkak të përmbledhjeve me AI.