Vetëm 30 sekonda lojë, tre tifozë futet në fushë – njëri bën ‘selfie’ me Bellingham dhe Vinicius

Borussia Dortmund dhe Real Madrid po luajnë në finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve në Wembley të shtunën e 1 qershorit.

Por, finalja e Ligës së Kampionëve nuk mund të kishte një fillim më të keq, me tre djem që u futën në fushën e lojës për mungesë të sigurisë, të cilët qëndruan në fushë jo më pak se një minutë.

Fillimisht një fans u hodh në vrap për të bërë një selfie me Bellingham. Por djali, për habinë e tij që askush nuk po shkonte ta kapte , shkoi edhe te Vinicius.

Ai madje kishte kohë edhe të rregullohej për foton dhe askush nuk erdhi ta ndalte.

Përballë pasivitetit të sigurimit, dy djem të tjerë u hodhën në fushë në mesin e lojtarëve, të cilët vetëm shikonin.

Courtois i kërkoi njërit prej tyre të ndalonte, por ai nuk i kushtoi vëmendje dhe filloi të vraponte nëpër fushë.

Në fund, dy nga djemtë u arrestuan teksa tentuan të ktheheshin përsëri në tribunë, ndërsa i treti u kap në fushë.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒…