Disa persona janë lënduar në një aksident sot pasdite në Hvar të Kroacisë.Aksidenti ka ndodhur kur një aeroplan i vogël ka huq pistën sportive në Qytetin e Vjetër dhe ka goditur këmbësoret femra, shtetase gjermane, njëra prej të cilave është transferuar me urgjencë në spitalin e Splitit me helikopter nga Hvari.Këmbësorja e dytë ka shmangur goditjen nga avioni duke u hedhur anash.
E plagosur lehtë ka mbetur edhe një pasagjere që ndodhej në avionin e drejtuar nga piloti me nënshtetësi franceze që kaloi pa lëndime, sipas mediave kroate.