Mbrojti popullin e themeloi Republikën”, Kurti viziton Mauzoleun Ataturk

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur sot kurora lulesh te Mauzoleu i Mustafa Kemal Ataturkut, në nderim të veprës dhe jetës tij.“Mustafa Kemal Ataturku është njëri nga liderët më të mëdhenj dhe historik të botës. Në kohë dhe rrethana shumë të vështira, ai arriti të bëjë të dyja: mbrojti popullin dhe themeloi Republikën. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet, për të respektuar të kaluarën dhe të shpresohet për të ardhmen”, shkroi kryeministri Kurti në librin e përshtypjeve.

Kurti sot do të takohet me ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ndërsa të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik i bizneseve Kosovë-Turqi.

Gjatë ditës kryeministri Kurti është pritur në takim nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Related Posts