Tusk: Sulmi kibernetik ndaj PAP, provë e strategjisë ruse

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk deklaroi sot se një tjetër sulm kibernetik shërben si shembull i qartë i strategjisë ruse për destabilizim përpara zgjedhjeve të ardhshme evropiane.Rreth orës 14 të së premtes, në shërbimin e lajmeve polake PAP u publikuan dy artikuj që informonin për një mobilizim të pjesshëm në Poloni, duke filluar nga 1 korriku 2024.Agjencia PAP njoftoi menjëherë se nuk kishte qenë burimi i raportimeve dhe se raportet u anuluan menjëherë.

“Një sulm tjetër, shumë i rrezikshëm i hakerëve ilustron strategjinë ruse të destabilizimit në prag të zgjedhjeve evropiane. Shërbimet polake janë përgatitur dhe funksionojnë nën mbikëqyrjen e ministrave të punëve të brendshme dhe digjitale”, shkroi Tusk në X.

Kryeministri polak tha gjithashtu se kjo tregon sa të rëndësishme janë zgjedhjet evropiane, të cilat do të mbahen nga data 6 deri më 9 qershor. Polakët do të votojnë më 9 qershor për të zgjedhur 53 eurodeputetë.

Related Posts