Takim i frytshëm me Ambasadorin e Italisë në Kosovë Antonello De Riu, në prag të vizitës sime zyrtare në Itali.

Takim i frytshëm me Ambasadorin e Italisë në Kosovë Antonello De Riu, në prag të vizitës sime zyrtare në Itali.

Diskutuam për angazhimet aktuale të Ministrisë, situatën e përgjithshme të sigurisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral i cili pritet të konkretizohet gjatë vizitës sime në Itali.

Bashkëpunimi policor mes shteteve tona po vijon suksesshëm andaj mbi këtë bazë biseduam edhe për mundësinë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Mbesim pro aktiv në bashkëpunimin me Italinë në të gjitha fushat e Ministrisë së Brendshme ndërsa jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për institucionet tona.

Related Posts