Asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës Veriore sot e kanë mbështetur vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër i cili vendim ishte marrë në prill të vitit 2023.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin asamblistja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Aida Doli.
“Po, është diskutuar dhe ne si Kuvend i qëndrojmë mbrapa vendimit që e kemi marrë në Prill, të vitit të kaluar”, ka thënë Doli.
Ndryshe, ky vendim është marrë në muajin prill të vitit 2023 në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore.