Presidentja Osmani pritet me nderime të larta e ceremoni ushtarake në El Salvador

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele.

Osmani është pritur me nderime të larta e ceremoni ushtarake, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga pritja.

“Krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake”, ka pohuar Osmani në postimin e bërë në Facebook.

Related Posts