Rasti “Albkings”, krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është mbyllur përfundimisht grupi famëkeq i njohur në opinion si “Albkings”, i cili funksiononte në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndaheshin fotografi intime e numra të telefonave kryesisht të vajzave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve janë administratorë të këtij grupi.

Në mesin e të arrestuarve është edhe F.P i cili është edhe administratori kryesor dhe krijuesi i këtij grupi. I njëjti u arrestua më 23 maj 2024 pas veprimeve të vazhdueshme hetimore.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për paraburgim dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatës.

Kështu bëri të ditur zëvendësprokurorja Erza Bajrami-Kastrati në një konferencë për media.

Bajrami-Kastrati ka bërë të ditur se përveç F.P, më 16 prill 2024 është lëshuar aktvendimi për ndalim e të pandehurit të parë E.N njërin nga administratorët e këtij grupi.

“Brenda afatit ligjor është bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe të njëjtit me vendim nga gjykata i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj”, tha ajo.

Më 23 prill 2024 është arrestuar personi i dytë i gjinisë femërore E.S e cila duke qenë njëra nga administratorët e grupit në fjalë dyshohet për veprën penale në bashkëkryerje “vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Edhe ndaj kësaj është paraqitur masa e paraburgimit që i është vazhduar edhe për dy muaj me vendim të gjykatës.

Bajrami-Kastrati shtoi që nga mbyllja e parë grupi është rihapur edhe dy herë të tjera, por përfundimisht tashmë ky grup është mbyllur

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…