Dita Botërore e Patates

🥔Dita Botërore e Patates!

🌸Sot, në Ditën Botërore të Patates, theksojmë rolin dhe rëndësinë që patatja ka në zinxhirin ushqimor dhe atë ekonomik.

🥔Patatja, është një nga burimet kryesore të ushqimit në mbarë botën, kultivohet me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm nga fermerët tanë, të cilët sigurojnë cilësi dhe rendiment të lartë për tregun vendor dhe atë të jashtëm.

🧑‍🌾Ministria e Bujqësisë ka mbështetur fuqishëm kultivimin e patates gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, duke përfituar 2851 fermerë që kultivojnë 5102 hektarë patate, ndërsa shuma totale e përkrahjes deri më tani arrin shifrën prej rreth 3 milionë euro vetem për kategorinë e subvencioneve.

🍀Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur fermerët tanë edhe më tutje për të rritur prodhimin duke përdorur teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme bujqësore.

🙏Mirënjohës për të gjithë ata që kontribuojnë në kultivimin dhe shpërndarjen e tyre!

🥔Gëzuar Dita e Patates!

Related Posts