PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ylli i PSG-së, Xavi Simons, duket se do të luajë sërish në formë huazimi sezonin e ardhshëm, me reprezentuesin holandez që duket se tashmë ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Simons ka qenë një emër në buzët e tifozëve të futbollit shumë kohë më parë para se ai të bënte debutimin profesionist në vitin 2021 për PSG-në.

21-vjeçari mendohej se do të bëhej njëri prej më të mirëve në botë që prej ditëve të tij tek Barcelona, aty ku kaloi kohën më të madhe të karrierës së tij deri në vitin 2019.

Simons e kaloi sezonin 2023/2024 në formë huazimi në Bundesliga tek Leizpigu, aty ku bëri 32 paraqitje duke shënuar tetë gola.

Ai do të rikthehet tek Parisi këtë verë, por raportimet sugjerojnë se do të dërgohet përsëri në huazim sezonin e ardhshëm sipas Mundo Deportivo.

Raporti shton se Simons tashmë e ka informuar klubin e tij mëmë për dëshirën e tij që të rikthehet tek njëri prej ish-klubeve të tij.

Siç u përmend, Simons ka kaluar nëntë vite në akademinë e Barcelonës, La Masia, dhe pas pesë vitesh dëshiron që të rikthehet në ‘Camp Nou’.

Fakti që PSG po synon tahuazojë holandezin mund t’ia lehtësojë rrugën Barcelonës, të cilët janë zhytur në një krizë financiare dhe dëshira e Simons për rikthim, mund ta bëjë marrëveshjen lehtë të realizueshme.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…