Arbër Zeneli gjen sërish golin në Suedi – shënon ndaj gjigantit Malmo

Malmo dhe Elfsborgu u vunë përballë në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat në një ndeshje që prodhoi tre gola.

Fitues doli në fund Malmo që arriti ta mposht Elfsborgun me rezultat 2-1, ndërsa golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi ylli kosovar Arbër Zeneli.

Zeneli shënoi në minutën e nëntë të takimit për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Elfsborgut, pas asistimit nga Arbër Zeneli.

Ky ishte goli i tretë për Zenelin në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon për Elfsborgun, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime.

Zeneli u bë pjesë e klubit suedez në mars të këtij viti pasi paraprakisht kishte qenë pjesë e Adana Demirsporit.

Kjo nuk është hera e parë që Zeneli e vesh fanellën e Elfsborgut pasi për këtë ekip kishte luajtur edhe gjatë viteve 2014-2016, para se të largohej në drejtim të Heerenvenit.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”…