Hoti: Qeveria Kurti nuk po punon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin që e ka ndarë për FSK-në.

Ai, me anë të një postim në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se me këtë buxhet do të ketë largim të kuadrove nga ushtria.

“Dje, të gjithë u gëzuam me avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Por Qeveria e Kosovës nuk është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët. Kjo dëshmohet me ndarjet buxhetore këto vite që shkuan, si dhe në planifikimet në tri vitet në vijim”.

“Në “Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2025-2027, të cilën Qeveria e ka sjell në Kuvend para disa jave, shpenzimet për mbrojtje mbesin larg standardit të NATO-s prej 2% të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto”.

“Kështu nuk ndërtohet një ushtri që tenton të anëtarësohet në NATO. Kështu nuk mund të mbahet as stoku aktual i armatimit. Me këtë buxhet do të kemi largim të kuadrove nga ushtria. Me këtë buxhet nuk do të jetë tërheqëse për të rinjtë për të ndërtuar karrierë ushtarake”, ka thënë Hoti.

Related Posts