Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Në ora 16:00 (27 maj), Sylvinho publikoi listën me 27 lojtarë të ftuar për Euro 2024 që fillon më 14 qershor në Gjermani.

Selektori i kuqezinjve do të duhet të largojë një lojtar, pasi UEFA i lejon vetëm 26 – derisa lista finale do të jetë ajo e 7 qershorit.

Përfshirjen e 27 futbollistëve, Sylvinho e bëri shkaku që ndonjë lojtar mund të lëndohet deri tek data finale, duke i lënë vetit më shumë hapësirë për ndryshime.

Me publikimin e listës, Telegrafi ka përpiluar një formacion se si mund të luajë Shqipëria në Euro 2024.

Në një skemë 4-2-3-1, Etrit Berisha mund të jetë gardiani i kuqezinjve, ndërsa para tij pritet të vendosen, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Elsied Hysaj.

Si mesfushorë defanzivë mund të luajnë Kristjan Asslani dhe Ylber Ramadani, që qëndrojnë mbrapa Nedim Bajramit.

Nga krahët e sulmit mund të vendosën Taulant Seferi dhe Jasir Asani, për ta ndihmuar Armando Brojën të vetëm në sulm.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐧ë 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢, “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”…