Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës.
“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, njoftoi Krasniqi.
Ai shtoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin